Pjesë nga fjalimi i mbajtur sot në protest.”Bashke kunder Bullizmit”

Jemi mbledhur te gjithe bashk dhe jam shum falenderuese per reagimin tuaj sebashku jemi nje ze i forte në luftimin e vrasesve te modernitetit te cilet arme te tyre perdorin tastierat.

Bashkpunimi ynë në këte betejë ,në krijimin e nje mjedisi te sigurte dhe ne nje shoqeri te edukuar eshte shume i rendesishem.

Bashkpunimi i shtetit i cili duhet te shtoje burimet dhe ndihma per viktimat e bullizmit.
– Linja keshillimi ,- keshilltare te specializuar dhe programe edukimi per te rinjt ,prinderit ,gjysherit femijet dhe mesuesit tane ne lidhje me rrezikun e bullizmit online dhe mbi menyrat se si ta parandalojme .

Me me kryesorja eshte Ligjshmeria dhe rregulloret.Hartimi dhe zbatimi i qarte qe te ndaloje dhe ndeshkoje bullizimin online.Masat e nevojshme per te mbrojtur viktimat dhe ndeshkuar autoret.

Edhe ne kemi gjithashtu nje rol te rendesishem ne luften kunder bullizmit dhe mbrojtjen e te rinjve nga pasoja te tilla tragjike si rasti i nje nene te ndjere e cila ra pre e sulmeve qe shumica e jona ketu ne shesh i ka perjetuar.

Nese jeni “pre ” e bullizimit ne rjetet sociale ju inkurajoje te kerkoni ndihme dhe mbeshtetje nga persona te besuar si familja ,miqte ose prifesionist te shendetit mendor.Te cilet ju ofrojne keshilla dhe strategji per te perballuar situaten dhe per te te ndihmuar ne rikthimin e ndjenjes se sigurise dhe vetvlersimit.pasi institucionet shteterore si policia e shtetit ,proces verbalet dhe denoncimet tona i perdore si letra per te shenuar piket e nje loje me letra bixhozi teksa ne na perkthehen si letra lajmerimi vdekjeje.

Mbrojtja dhe respekti ndaj njeri tjetrit jane thelbesore ne cdo platform sociale .Ky bashkpunim eshte shume i rendsishem per te krijuar mjedisin e sigurt dhe te perkrahur per te gjithe .