Katër muzat e DragShow në performanca të paharrueshme !!!

Më 26/4/2021  performuan në Tiranë Ylberofilia , në një spektakël Drag Show me performanca unike.
Gjithashu nuk mungojë muzika ,dhe argëtimi si për të plotësuar më së miri hapsirën e kësaj mbrëmjeje magjike.

                                             

Lola është një nga vajzat e guximshme transgjinore, 25 vjeçare dhe një nga aktivistet më me zë të komunitetit trans në Shqipëri. Lola doli hapur për identitetin e saj gjinor gjatë periudhës të gjimnazit. Për shkak të bullizmit me të cilin ajo u përball, u detyrua që ta braktiste gjimnazin.Ajo shprehet “Mos më braktis, mos më dhuno, mos më detyro të jem dikush që nuk dua të jem, mos më nxirr nga ajo vatër hyjnore ku dashuria të ngroh, të rrit dhe të ushqen. Ajo është e imja ashtu si e vëllezërve dhe motrave të mia. Ndoshta unë nuk jam djali që ti doje, por mund të jem vajza që do të të bëj krenare.”

                                               

Luana është një nga vajzat revolucionare transgjinore në Shqipri, pasionante dhe frymëzuese si një lider në qasje ndaj kauzës. E paisur me armët e vërteta të revolucionit shpirtëror, artin, letërsinë dhe muzikën. Ajo është personifikim i yjeve të cilat përbëjnë zodiakun e saj të materializuar në një karakter të fortë. Themeluese e lëvizjes “Ylberofilia”, lëvizje kjo e cila synon jo vetëm të informojë mbi multikulturën Lgbti 🏳️‍🌈 por edhe të promovojë vlerat njerëzore, artistike dhe profesionale të komunitetit. Ëndërron dhe shpreson që një ditë do të jetë një pikë e fortë mbështetëse dhe ndihme për komunitetin ku ajo bën pjesë por edhe më gjërë.

#aktiviste #transwoman #transpeople #dragqueen #dragking #ylberofilia🌈