Muajt e fundit kanë qenë muaj guximi, dashurie, ringritjeje, rimëkëmbjeje dhe mbështetjeje pavarësisht vështirësive të mbartura nga pandemia.
Edhe pse vijojnë të jetojnë në një realitet ende jo-pranues dhe shpeshherë armiqësor, sërish qindra pjesëtarë të komunitetit LGBTI+ arritën të bëhen bashkë në përpjekjen për krijimin e një shoqërie më të mirë dhe gjithëpërfshirëse.
U bënë zëri i të gjithë atyre që e kanë ende të vështirë te flasin, duke treguar dhe një herë se në qendër të kauzës së LGBTI+ për njohje e barazi, qëndron solidariteti, dashuria dhe empatia.
Kur të gjithë të jemi bashkë, askush më nuk do të ketë më frikë të jetë vetja! 🌈
#Together
Kjo video u realizua nga Streha LGBT+ .