“Tre gjëra na kanë mbetur prej parajsës: yjet, lulet dhe fëmijët”.Dante Aligeri

Nisur nga ngjarja e fundit e një 6 vjeçare, e cila ende nuk dihet nëse do të mund t’i mbijetojë dhunës barbare të ushtruar nga babai i saj, CRCA/ECPAT Shqipëri , Ylberofilia se bashku me organizata te tjera te shoqeris civile në kuadër edhe të hapjes së Fushatës Kombëtare të përvitshme “Fjongo BLU: Kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri” Përmes një proteste krejt paqësore, qe u mbajt në datën 5 Nëntor 2021, ora 11:00, përballë Selisë së Kuvendit të Shqipërisë,

.Thirrjet e ksaj proteste:

Ti themi jo dhe të denoncojmë dhunën e cdo lloji te fmijët qoft sexuale ,verabale ose fizike. Zëri i fëmijëve duhet të kumbojë nga hareja e lojës dhe gëzimi. Dhe jo të klithë nga pasthirrmat e dhunës seksuale.Ndaj duke qenë e bindur se të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se çfarë përfaqëson fëmija për një familje dhe për një komb.

Ti themi jo dhe të denoncojmë dhunën e cdo lloji te fmijët qoft sexuale ,verabale ose fizike.

#stopdhunësnëfamilje✋🏼❌ #stopdhunesndajfemijeve #stopabuzimitmefemijet