Kjo ditë fillimisht u shënua në vitin 1988 me inicimin e psikologut Richard Eichberg dhe aktivistes gej Jean O’Leary, me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike rreth personave LGBTIQ+.
Procesi i “coming out” për disa persona LGBTIQ+ mund të jetë i vështirë për arsye personale ose për shkak të presionit të shoqërisë, andaj një pjesë e madhe e komunitetit LGBTIQ+ vendosin të qëndrojnë në “dollap”. Të gjithë personat LGBTIQ+ duhet të ndihen krenarë për veten e tyre, pa marrë parasysh se në cilën pikë të këtij procesi janë.
Aleanca LGBTIQ+, në shënim të kësaj dite, duke synuar sensibilizimin e njerëzve dhe inkurajimin e personave LGBTIQ+, po ju prezanton këtë fushatë me disa persona LGBTIQ+ të hapur dhe shqiptarë.