BOLLMË

Aktivistë të shoqërisë civile protestuan ditën e djeshme përballë Ministrisë së “Drejtsisë” duke marrë shkas nga ngjarja e cila tronditi mbarë opinionin publik me maskrën e 3 grave të vrara ku njëra prej tyre ishte shtatëzanë.

3 gra të vrara dhe 3 të tjera të plagosura nga breshëria e plumbave. Raportimet nga mediat deri më tani konfirmojnë për vrasësin , i cili është ish partneri i njërës prej të plagosurave dhe i dënuar me parë për vrasjen e gruas së tij, përdhunimit të një tjetër gruaje dhe i cili, sapo ishte liruar nga burgu.

Tre gra të vrara nga dora e një burri tregojnë për një dështim të të gjitha hallkave insitucionale që duhet të garantojnë lirine e jetes dhe dinjitetin e secilit.

Vajzat dhe gratë po vriten dhe masakrohen nga burrat, ish partnerët, familjarët dhe njerez të rrethit të ngushtë.Ngjarja e sotme makabër na ka tronditur fort të gjtihëve; secila prej nesh vazhdon të jetë e kërcënuar nga dhuna patriarkale, mënjanimi nga shoqëria dhe dështimi i institucioneve shtetërore.
12 gra të vrara që nga 1 janari i vitit të kaluar janë një klithmë alarmi, dëshpërimi dhe zemërate. Pas dorës së vrasësit qëndron një kulturë e normalizuar dhune, institucione që nuk funksionojnë dhe dështim i të gjithë normave shoqërore.

 

Solidarizohemi dhe bashkohemi me njëra tjetrën dhe me gjithsecilin, për të qenë më të pranishëm në vështirësitë dhe dhunën që hasim dhe përjetojmë çdo ditë! Solidarizohemi dhe bashkohemi që të mos jemi ne viktima e rradhës!

2 Mars, ora 17:00, protestojmë te Ministria e drejtsisë,Bulevardi Zogu I Parë ,Tiranë