
“Fest dhe Bashkim” eshte një koncept që synon të nxisë rininë për të qëndruar së bashku dhe për të kontribuar në atmosferën e fundvitit për disa grupe shoqërore që shpesh mbeten të harruara nga përkujdesja dhe kujtesa publike.
Ndërsa Viti i Ri po afrohet, jo të gjithë kanë fatin ta festojnë me njerëzit e tyre të dashur pranë.
Shembuj të tillë janë të moshuarit në azile, fëmijët në institucione, apo dhe pakicat komunitare me familje në vështirësi, ku shpesh shpirti i festës është i fikur.
Ne, si një nismë organizim rinor, kemi ndërmarrë një iniciativë ku ftojmë këdo që e gjen veten të solidarizuar me këtë kauzë të na bashkohet për festa më të lumtura për të gjithë.
Kjo është një mundësi për të ndriçuar ditët e atyre që kanë nevojë dhe për të përhapur gëzim të vërtetë gjatë kësaj periudhe festive.
Aktualisht në Shkoz jetojn rreth 70 familje në kushte ekstreme mbijetese ku ne te shumten e rasteve mungon dhe rryma elektrike. Ateherë le të behemi ne energjia e cila ndricon shpirtin e festës që sjell gëzim dhe dashuri.
Le të tregojm këtë emocion duke gatuar embelsira dhe shpërndar dhurata për fëmijët e vegjël. Atmosferës nuk duhet ti mungoj muzika me këng festive, valle e plot aktivitete.
Kjo mini festë e kjo dashuri do te donim të perjetohej edhe ditë më pas dhe në azilin e pleqëve, ku në një ambjent festiv ata do të thyejn vetmin me prezencën e të rinjve në kto dit festash.
Këto aktivititet do të finalizohen me festën përmbyllse të natës së vitit të ri ku cdo kush që ndihet vetëm mund të festoj në ambjentet e Autostimës me ato që kemi e me ato që jemi…Buk e kryp dhe zemër të mirë.
Ps kjo nisëm ka nevoj për angazhimin tuaj dhe mbeshtetjen në produkte për ëmbëlsira, letra paketimi,lodra dhe libra femijesh edukativ/ per ngjyrosje.
Kjo thirrje është për artist, biznese, student, organizata apo cdo kush qe do te ndihmoj.