11/05/2021 në qytetin e Elbasanit Ylberofilia dhe organizata te tjera të shoqërisë civile mbajtën manifestin për Liljana Buzon e cia u vra nga bashkëshorti i saj.Vrasja e Liljana Buzos nuk ishte thjesht “një tjetër vrasje”. Asnjë krim nuk mund të jetë vetëm një “tjetër” i radhës në qerthullin e dhunës, që grave ua shkatërron dhe merr jetën.
Liljana pati emër, fytyrë, dëshira, ëndrra, të drejta, sikurse Irvana Hyka Demiraj, Fëllënza Shirja, Doriana Alla, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Gra. Gjashtë gra. Gjashtë jetë të ndërprera nga dhuna patriarkale vetëm në 2021. Gjashtë krime.
#asnjegruatjeter