E martë, 28 qers0hor,ora 19:00,mblidhemi te qëndra sociale @shtepia.publike për të parë së bashku dhe diskutuar filmat me metrazh të shkurtër “Metamorfoza e nje heroine” dhe “Zanafilla”,nën moderimin e aktivistes @luanamyrto
Janë filmat e parë me tematik queer në Shqipëri , krijimtari e Ylberofilis.
Regjia @ina.baqoshi
Zanafilla është një film me metrazh të shkurtër i cili rishqyrton kapitullin e parë në Bibël, nëpërmjet krijimit të Adamit dhe Evës me një përballje midis bukurisë dhe komikes. Në fillim Zoti, i cili është një zë femre në këtë shfaqe, krijon Adamin. Më pas për të mos e lënë të vetëm Zoti e mëson Adamin se si të krijojë gruan nëpërmjet brinjës së tij. Kështu vjen në jetë Eva, e cila duke lindur prej brinjës së Adamit vjen si një transgjinore e shkathët në tip dhe guximtare e hekurt e cila di ç’kërkon. Bashkë me krijimin e Evës, midis çiftit të parë njerëzor fillojnë e krijohen edhe konfliktet e para midis tyre. Për ti ndihmuar në konfliktet e tyre ofrohen Engjëlli dhe Djalli të cilët i shtojn dozat komedisë dhe ironisë. Përfundimi? Mbetet për tu parë.
Ky film u realizua fale mbeshtetjes se @artivist_stafete @stichtingart1 @masterpeace_global @actforsociety
Regjia Luana Myrto
Metamorfoza e një superheroine është një film i shkurtër audio-vizual. Tregon historinë e një interpretuesi Drag Queen, i cili tregon se nuk është jashtë asaj që të tjerët e quajnë “normale” të duash dhe të jesh një interpretues i Drag Queen pa pasur një identitet të caktuar seksual që “përvetëson” këto lloj shfaqjesh. Dhe në këtë film të shkurtër ai shprehet si më poshtë: Normalitet? Kush e jep përkufizimin përfundimtar të normalitetit?
Ky film u realizua fale mbeshtetjes se @artivist_stafete @stichtingart1 @masterpeace_global @actforsociety
Foto nga aktiviteti i sotem . Falenderojm te gjithe te pranishemit dhe ne vecanti @shtepia.publike per mikpritjen !
#artiviststafetealbania #queer #queerfilms #film #safespace #ylberofilia🌈 #tgeu