NDERI I GRUAS ËSHTË SHPIKJE PATRIARKALE

Nisur nga ndodhia ne qytetin e Librazhdit ne 2 Qershor ,ora 19:00 te sheshi perpara bashkise do te solidarizohemi te gjithe per te vene perpara drejtsis autoret . Do te jemi aty per ti dhene forc vajzes dhe familjes se saj per te vazhduar perpara .

“Behu gruaja qe te thone qe ajo ishte grua dhe askush nuk mund te matej me te . Ajo theu akullin dhe u ngrit ne kemb per te gjitha ne “!

 

 

 

Deklarata e plote .

NDERI I GRUAS ËSHTË SHPIKJE PATRIARKALE

Një grua e re u dhunua dhe u filmua në një çast intim. Si të mos mjaftonte ky cenim i privatësisë dhe dinjitetit të saj, u dhunua fizikisht, psikologjikisht dhe emocionalisht. Këto pamje iu dorëzuan medias e cila nuk hezitoi ta përdorte filmimin për të shtuar klikimet, duke intensifikuar më tej dhunën.

Ne jemi mbledhur sot në Librazhd, për të shprehur solidaritetin tonë me vajzën e re nga Librazhdi. Njëkohësisht, dënojmë dhunën e ushtruar ndaj saj dhe i rikujtojmë medias detyrën e saj informuese dhe qytetare. Në asnjë rrethanë, dhuna NUK miratohet dhe nxitet më tej, veçanërisht nga media.

Jemi në vitin 2022 por në Shqipëri vajzat dhe gratë ende konsiderohen plaçka me të cilat mund të bësh çfarë të duash. Demi që ata njerëz i kanë shkaktuar familjes është i pallogaritshëm, ata janë ne terror psikologjik. Ai skenar e ka denigruar atë vajzë që tashmë me siguri nuk ndjehet e sigurt që të jetojë me komunitetin përreth.

I bëjmë thirrje Koordinatorit të Dhunës në Familje në Bashkinë e Librazhdit që t’i ofrojnë të resë shërbimin e menjëhershëm, duke i garantuar kështu sigurinë dhe zhvillimin e një jetë dinjitoze.

Gratë janë qenie të lira dhe ato gëzojnë të drejta njëlloj si burrat në shoqëri. Ne kemi autorësi mbi trupat dhe jetën tonë. Mbi të gjitha, ne e zgjedhim vetë dashurinë dhe kënaqësinë së cilës duam t’i falemi.

Asnjë grua nuk është “kurvë”, “e përdalë” apo të tjera epitete degraduese sepse “kurvëria” është koncept patriarkal. ‘Nderi i gruas’ është shpikje patriarkale, në shërbim të patriarkatit. Ai nuk na përcakton dhe as udhëheq.

Sot dalim krah për krah njëra-tjetrës, në mbrojtje të njëra-tjetrës! Trupi ynë është tempulli ynë dhe atë do ta zotërojmë vetë!
Në solidaritet,
motrat.