Në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut COD dhe Ylberofilia inicion fushatën “Lexo përmes meje”.

Një fushatë e frymëzuar nga “Biblioteka Njerëzore”, një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse me seli në Kopenhagen, Danimarkë, ku në vend të librave tradicionalë, njerëzit dhe historitë e tyre, “huazohen” për lexuesit.

 

 

Identiteti gjinor mund të bëhet gjithashtu subjekt diskriminimi, në rastet kur individë të kësaj kategorie trajtohen në mënyrë të padrejtë. Ju ftojmë të ndiqni rrëfimin e librit të gjashtë njerëzor, i cili sjell në COD historinë e tij përballë studentëve të Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamentit të Pedagogji-Psikologjisë.

 

 

Mesazhi per personat Transgender i studentëve të Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamentit të Pedagogji-Psikologjisë, dhe Departamentit të Sociologjisë.

 

Kjo fushatë është përshtatur dhe realizuar në hapësirat e Qendrës për Hapje dhe Dialog, me anë të filmimeve të shkurtra.

#lexopërmesmeje