Nga leksioni “Të drejtat LGBTI në Shqipëri”! 🏳️‍🌈

Kordinatore e grupit informal Ylberofilia Znj.Luana Myrto , ishte një nga të ftuarat në Akademinë e të Drejtave të Njeriut, organizuar këtë javë në Voskopojë, nga Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut (AHRG) dhe drejtoresha e grupit, aktivistja e të drejtave të njeriut znj. Elsa Ballauri.Që nga viti 2012, AHRG ka organizuar Akademinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Voskopojë (Korçë). Ky është një trajnim intensiv dhe profesional njëjavor, me pjesëmarrjen e të rinjve, të moshës 18-25 vjeç, aktivistë të të drejtave të njeriut, si dhepërfaqësues të komuniteteve etnike dhe të margjinalizuara.