Komiteti Shqiptar i Helsinkit në muajin e krenarisë (pride month) ka realizuar një poadcast i cili ka për qëllim të sjellë një histori frymëzuese dhe të tregojë peripecitë që kalon një anëtar i komunitetit LGBTIQA+.
Komuniteti LGBTIQA+ përballet me sfida të mëdha dhe udhëtimi i secilit prej tyre është unik dhe i rëndësishëm për t’u dëgjuar. Në këtë poadcast tregohet rrugëtimi emocionues i Luanës duke treguar vështirësitë e hasura, betejat personale, sukseset në karrierë dhe arritjet për të ndryshuar steriotipet dhe pranimin në shoqëri.
Si aktiviste shoqërisë civile Luana ka themeluar organizatën “Ylberofilia”, duke prezantuar si formë proteste Artin, duke bërë që nëpërmjet humorit dhe satirës shoqëria të bëhet më e ndërgjegjshme për minimizimin e bullizimit.
Nëpërmjet përkrahjes së njërit- tjetrit dhe ndarjes së informacioneve, kemi besimin se ndihmojmë në ndërgjegjësimin dhe pranimin sa më të gjerë.
@albanianhelsinkicommittee
E plotë në kanalin e YouTube Ylberofilia ketu.