Titulli i Projektit: Festivali ‘’ Zëri i Bulkthit” 1

Zona e Projektit: Zonat e projektit: Bashkia Tirane

Donator: Frida Feminist Fund .

Periudha: 6 Muaj (2024)

Qëllimi i përgjithshëm: ‘’Zëri i Bulkthit”, një simbolikë që personifikon ato zera grash e transgjinoresh qe si pjesa me e shtypur e shoqerise dhe tradicionalizmit fshihen ne gropat e nje muri te vjeter qe simbolizon paragjykimin dhe si bulkthi degjohen vetem naten ne fshehtesine e erresires sepse gjate dites degjohet tingulli i një shoqërie materialiste dhe paragjykuese. • Të ketë shikueshmëri sa më të lartë në një target grup të gjerë. • Te jete gjithëpërfshirës aty ku aktivizohen të gjithë ata që nuk kanë zë ose askush nuk dëgjon atë që kanë për të thënë. • Për të përcjellë mesazhe tek audienca. • Mundësia e diskutimeve dhe debatit të hapur.
Rezultatet e pritshme te projektit: Zëri i Bulkthit përmban një program të ndarë në 3 pjesë: 1. Galeritë, ekspozitat 2. Natë poetike 3. Nata e filmit Galeria dhe Ekspozita “Zëri i Bulkthit” Promovimi i artistëve në kategoritë e artit pamor. Ata janë të lirë të shprehen përmes këtij arti, ku do të krijojn një ekspozitë me piktura të realizuara me getat e grave si simbol i inkuadrimit me rrjete të një shpirti hyjnor femëror. Gjithashtu një fotogaleri me portrete femrash dhe transgjinoresh që përballen me jetën në mënyrën e tyre. Mbrëmja letrare do të sjellë vepra poetike dhe letrare të cilat do të lexohen apo interpretohen nga krijues apo artistë të rinj. Nata e filmit do të prezantojë dokumentarin “Vetmia” bazuar në faktet reale të 3 femrave shqiptaret te stigmatizuar dhe dënuar nga sistemi komunist, i gërshetuar në historinë e një personazhi, dashuria e të cilit për pavarësi personale dhe dashuri për jetën, kurohen nga një psikiatër burgu spitalor.Një histori kaq e dhimbshme por edhe frymëzuese kur kujdestari i saj ndan me të ftohtësinë, problemet dhe të situata e personazhit. Varrin e saj vine ta vizitoni në fund pas rënies së sistemit komunist.