Më 11 janar, 18:30 aktiviste dhe dashamirës të çështjeve gjinore në Shqipëri do të mblidhen në ambientet e organizatës “Në Dobi të Gruas Shqiptare” (Rr. Naim Frashëri, afër 21 dhjetorit) për të diskutuar me njëri-tjetrin për të:
1. Konsoliduar bashkëpunimin mes grupeve feministe në shoqëri për t’ju kundërpërgjigjur efektivisht
2. Identifikuar forma të reja organizimi dhe bashkëpunimi me qëllim promovimin e vlerave të barazisë gjinore.
Diskutimi mirëpret kontributin e të gjithë qytetarëve, studentëve, profesionistëve nga sektori publik, privat, akademia, media dhe shoqëria civile, të cilët dëshirojnë të angazhohen në dobi të kauzës gjinore në Shqipëri.