Në këtë dokumentar,
@gentianzenelaj, @enkel.demi,
@jorida.tabaku, @zhaklin.lekatari,
Fatjon Hoxha, @luanamyrto,
@ilir_paco, Rrapo Zguri,
Gentian Serjani,Rashela Shehu,
tregojnë këtë në vetë të parë për steriotipet që kanë zënë vend në kulturën dhe perceptimet shoqërore në vendin tonë, siç janë:
👉 Steriotipet krahinore
👉 Steriotipet raciste
👉 Steriotipet gjinore
👉 Steriotipet moshore,
👉 Steriotipet për personat me aftësi të kufizuara, etj.
Jetojmë në një shoqëri, ku pavarësisht ndryshimeve pozitive e progresit të arritur, sjelljet steriotipike, paragjykuese dhe modelet që nxisin veprime të dhunshme e diskriminuese, nuk
mungojnë.
Së bashku mund të krijojnë një klimë ku stereotipet negative të përmbysen dhe njerëzit të pranojnë dhe të vlerësojnë ndryshimet që paraqesin një pasuri kulturore dhe shoqërore.
Kjo sfidë ndaj stereotipeve negative, përhapjes dhe ndikimit në thyerjen e tyre, mund të ndihmojë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të harmonizuar dhe më gjithpërfshirëse, në të cilën shqiptarët vlerësojnë dhe respektojnë përkatësisht njëri-tjetrin.
Për më shumë ndiqni videon.
Ky dokumentar është krijuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit @universitetiitiranesofficial, në kuadër të iniciativës rajonale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim”, e financuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Paqen @unpeacebuilding.
Në Shqipëri, projekti zbatohet nga zyrat lokale të @undpalbania dhe @unfpaalbania.
E gjeni te plote ketu.