“Të drejtat LGBTI: Vepra, jo fjalë e simbolizma”

Më 25 qershor 2021, në Muajin e Krenarisë, me aktivistë nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut  diskutuam nëse ka vullnet të njëmendtë politik për mbrojtje të të drejtave LGBTI, përtej fjalëve e simbolizmave në data të shënuara. A ka ndryshuar diçka prej vitit 2012, pasiqë pamje të ngjashme përsëriten e në rrjetet sociale ende pluskon gjuha e urrejtjes. Sa ka qenë e sinqertë mbështetja për personat LGBTI në këto shtete, të cilat shpeshherë kanë ligje progresive e rrallëherë zbatim në praktikë.E gjeni ketu.

Ne diskutimin jan te ftuar:

 

Blert Morina – drejtor ekzekutiv i organizatës CEL (Kosovë)

Duke shfaqur interes për të drejtat e njeriut gjatë gjithë jetës së tij, veçanërisht për të drejtat e LGBTI, Blert Morinau përfshi në shoqërinë civile që nga viti 2014. Aktualisht, ai është drejtor ekzekutiv i një prej organizatave kryesore joqeveritare për të drejtat e personave LGBTI, Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova). Sidoqoftë, aktivizmi i tij për të drejtat LGBTI në Kosovë shkon përtej profesionales – duke marrë parasysh që ai është personi i parë transgjinor në Kosovë që ka bërë publike në media çështjen e ndryshimit të emrit të tij dhe shënuesit të gjinisë, duke e shtyrë kështu këtë çështje në një nivel krejt të ri në aspektin e sfidimit të kundërthënieve midis zbatimit të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

Luana – aktiviste dhe themeluese e Lëvizjes “Ylberofilia” (Shqipëri)Luana është një nga vajzat revolucionare transgjinore në Shqipëri. Luana është themeluese e lëvizjes “Ylberofilia”, lëvizje kjo që synon jo vetëm të informojë mbi multikulturën LGBTI, ️ por edhe të promovojë vlerat njerëzore, artistike dhe profesionale të komunitetit. Ëndërron dhe shpreson që një ditë do të jetë një pikë e fortë mbështetëse dhe ndihme për komunitetin ku ajo bën pjesë, por edhe më gjërë.

 

 

 

 

 

 

 

 

– Antonio Mihajlov,  (ai, i/e tij), është Këshilltar i Lartë dhe një nga themeluesit e Frontit Subversiv – Shoqata e Minoriteteve Seksuale dhe Gjinore (Shkup, Maqedoni e Veriut). Gjatë më shumë se një  dekade të aktivizmit LGBTI+, ai ka arritur ta ndihmojë zhvillimin organik të lëvizjes LGBTI në Maqedoninë e Veriut duke ndërtuar dhe drejtuar një organizatë që fokusohet në zhvillimin e komunitetit LGBTI, duke hulumtuar dhe prodhuar dëshmi për nevojat, çështjet, statusin dhe të drejtat e njerëzve LGBTI, duke avokuar dhe ndikuar në politika për status dhe të drejta të barabarta LGBTI, dhe duke menaxhuar ofrimin e shërbimeve të drejtpërdrejta të mbështetjes për njerëzit LGBTI në këtë vend.

 

 

– Marko Mihailović, drejtor i Pride Society (Serbi) Marko Mihalovic, lindur në vitin 1993, në Beograd. Ka studiuar Artet Dixhitale dhe Median e Re, si dhe për juridik.Ka punuar për Civil Rights Defender në vitet 2016-2018, organizatë ndërkombëtare që punon në fushën e të drejtave të njeriut. U bë anëtar i komitetit organizues të Belgrade Pride (Parada Beograd) në 2017. Prej vitit 2019, ai është drejtor i Pride Society, entiteti ligjor i Belgrade Pride. Si pjesë e Belgrade Pride, Marko merret me kurimin e programit, planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve që lidhen me Javën dhe Paradën e Krenarisë në Beograd. Në vitin 2019, bashkë me kolegun e tij Goran Miletic, ai fitoi të drejtën për Beogradin që të jetë nikoqir i EuroPride në vitin 2022. Marko i përkushton një pjesë të kohës së tij promovimit të kulturës queer si dhe fuqizimit të artistëve vendorë.

 

 

Diskutimi u  moderua nga Aulonë Kadriu/ K2.0. Aulonë Kadriu është menaxhere e programit në K2.0. Ajo ka kryer studimer bachelor për shkencat politike në Universitetin e Prishtinës dhe studimet post-diplomike për gratë, gjininë dhe seksualitetin në University of Kansas, SHBA.