VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE!

Në solidaritet me protestën në Kosovë: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE!

Dje, për të dytën herë brenda javës, u vra një tjetër grua nga ish bashkëshorti i saj në Kosovë, pranë dyerve të maternitetit, nga ku priste që nga momenti në moment të bëhej nënë. Një tjetër grua e vrarë, në mënyra nga më makabret, tregon edhe njëherë se të gjitha instancat që duhet të mbronin dhe të garantonin të drejtën e çdo njeriu për të jetuar me dinjitet dhe të pacënuar në asnjë formë nga asnjë individ, kanë dështuar dhe po dështojnë.

Vajzat dhe gratë po vriten dhe po masakrohen nga burrat, familjarët, njerëzit e njohur. Ngjarja me të cilën jemi njohur dje, na ka tronditur fort të gjtihëve; secila prej nesh vazhdon të jetë e kërcënuar nga dhuna patriarkale, mënjanimi nga shoqëria dhe dështimi i institucioneve shtetërore.

Dy gra të vrara në një javë në Kosovë është një klithmë alarmi, dëshpërimi dhe zemërate. Është një rast për të kthyer sytë nga statistikat në Shqipëri, ku situata është njësoj alarmante. Gjatë periudhës 1 janar- 1 dhjetor 2022 kanë ndodhur 7 vrasje të vajzave dhe grave, nga partnerët, ish-partnerët apo njerëz të rrethit të ngushtë.
Ne nuk duhet më ta lejojmë që dhuna dhe femicidi të normalizohen dhe të trajtohen si cështje private të individit; vrasja e grave nuk është krim pasioni, është femicid.

Solidarizohemi dhe bashkohemi me njëra tjetrën dhe me gjithsecilin, për të qenë më të pranishëm në vështirësitë dhe dhunën që hasim dhe përjetojmë çdo ditë! Solidarizohemi dhe bashkohemi që të mos jemi ne viktima e rradhës

Homazh në nderim të grave të vrara gjatë vitit 2022 -“Institucioni I policis duhet te japi më shumë siguri dhe mbrojtje me urdhrin e tyre”
HAMIDE GASHI Ishte shtatzënë; u vra nga ish bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Hamidja ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

VALDETE MANAJ u vra nga bashkëshorti i saj me thikë në zemër, më 8 shkurt 2022 në Fier. ‘Po unë e vrava, e bëra për xhelozi!’ , u shpreh ai para policies.

JETLIRA ELEZI u vra nga bashkëjetuesi i saj gjatë natës së 30 korrik 2022, në Elbasan. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërkohë që Jetlira kishte marrë urdhër mbrojtjeje pak ditë përpara vrasjes

VITORE PACUKU u vra nga bashkëshorti i saj në 06.00 të mëngjesit, në Mirditë. Ndërsa bashkëshorti pretendon se vrasja u krye pakujdesia teksa pastronte armën, familja e viktimës nuk ka hapur as dyert e mortit, duke pretenduar se burri e ka vrarë me dashje.

MYNEVERE KARABOLLAJ u vra ish bashkëshorti i saj me dhjetë plumba. Autori i krimit fillimisht ka qëlluar ish-bashkëshorten e tij, me të cilën kishte dhe një vajzë 15 vjeçe dhe më pas ka lënë të vdekur edhe të dashurin e saj actual

FATIME SULI u vra më 21 janar 2022, në Kucovë, nga krushku i saj, për shkak të një borxhi që pretendohej se i kishte autorit. Si rezultat i autopsisë u arrit në përfundim se ajo ishte mbytur me duar.

FATMIRA BAMI dhe vjehrra e saj, Bukurie Bami u qëlluan për vdekje me sende të forta nga komshiu i tyre, i cili po tentonte t’i vidhte

BUKURIE BAMI dhe nusja e saj, Fatmira Bami u qëlluan për vdekje me sende të forta nga komshiu i tyre, i cili po tentonte t’i vidhte

MERUSHE HAZIZI u vra nga babai i bashkëjetusit të saj, sepse ai nuk ishte dakord për marrëdhënien e tyre, për shkak se Merushja kishte qenë më parë e martuar dhe kishte tre fëmijë.

Sheshi “Nënë Tereza”
Ora: 11:00