Një falënderim i veçantë për të gjithë vullnetarët dhe dhuruesit që mundësuan sigurimin e veshjeve dhe çantave shkollore, si dhe për ata që kontribuuan në transportimin dhe shpërndarjen e tyre tek fëmijët e komunitetit rom.
Por falënderimi më i madh i shkon vetë komunitetit rom, i cili na mirëpret çdo herë me dyert dhe zemrat hapur, duke na bërë pjesë të familjes dhe jetës së tyre. Besimi, ngrohtësia dhe mikpritja juaj janë dhurata më e bukur që mund të marrim.
Ju urojmë një vit shkollor të mbarë, me shëndet, suksese, jetë të gjatë dhe bekime në familjet tuaja!
Ju duam dhe ju jemi mirënjohës! ❤️