Pjesëmarrje në TGEU European and Central Asian Trans Council 2026 – Ljubljana, Slloveni

Në datat 11–13 shtator 2026, përfaqësuesja e Ylberofilisë, Luana Myrto, mori pjesë në edicionin e 10-të të TGEU European and Central Asian Trans Council, të organizuar në Ljubljana, Slloveni, me pjesëmarrjen e rreth 200 aktivistëve trans nga Evropa dhe Azia Qendrore.

Takimi u zhvillua nën temën “Transphoria: Collectively Resist and Celebrate Again and Again”, duke krijuar një hapësirë ndërkombëtare për shkëmbimin e përvojave, diskutimin e sfidave politike dhe ligjore, forcimin e solidaritetit ndërkufitar dhe zhvillimin e strategjive të përbashkëta për mbrojtjen e të drejtave të personave trans.

Gjatë aktivitetit u trajtuan çështje si strehimi dhe përjashtimi social, jurisprudenca evropi

ane, shëndeti seksual dhe riprodhues i personave trans, përfaqësimi i komuniteteve jobinare dhe rezistenca ndaj rritjes së politikave dhe retorikave anti-trans. U diskutuan gjithashtu sfidat e hapësirës qytetare dhe nevoja për organizim të qëndrueshëm të lëvizje

s trans.

Pjesëmarrja e Luanës shërbeu për të sjellë perspektivën dhe realitetin e personave trans në Shqipëri në një hapësirë rajonale e evropiane, për të forcuar lidhjet me aktivistë dhe organizata ndërkombëtare dhe për të kontribuar në solidaritetin dhe advokimin e përbashkët për të drejtat trans.

Kjo pjesëmarrje përfaqëson gjithashtu një hap të rëndësishëm në forcimin e zërit dhe përfaqësimit të aktivistëve trans shqiptarë në proceset ndërkombëtare të vendimmarrjes dhe organizimit të lëvizjes.