🎒 200 VESHJE, 200 BUZËQESHJE PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR! ❤️

Në kuadër të nismës sonë për mbështetjen e fëmijëve të komunitetit rom, arritëm të siguronim 200 veshje për fëmijët, duke kontribuar që ata ta nisnin vitin e ri shkollor me më shumë dinjitet, gëzim dhe besim.

Kjo nismë ishte një akt solidariteti dhe kujdesi, por edhe një kujtesë se barazia në arsim fillon me mundësi të barabarta dhe me plotësimin e nevojave bazë të çdo fëmije.

Falënderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj nisme dhe kontribuuan për të sjellë buzëqeshje tek fëmijët.

Sepse çdo fëmijë meriton të nisë shkollën me dinjitet! ❤️