Një hap historik: Personi i parë transgjinor në administratën publike! 🏳️‍⚧️

Faleminderit @agjencia_rinise që po e ktheni shpresën për punësimin e të rinjve në realitet! Punësimi i personit të parë transgjinor në administratën publike është më shumë sesa një mundësi punësimi: është një akt revolucionar, një hap historik drejt barazisë, dinjitetit dhe përfaqësimit.

Sepse përfshirja nuk duhet të mbetet vetëm një premtim në letër, por duhet të bëhet realitet në çdo institucion! 🏳️‍⚧️