❤️ Faleminderit nga zemra për të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj nisme!

Një falënderim i veçantë për të gjithë vullnetarët dhe dhuruesit që mundësuan sigurimin e veshjeve dhe çantave shkollore, si dhe për ata që kontribuuan në transportimin dhe shpërndarjen e tyre tek fëmijët e komunitetit rom. Por falënderimi më i madh i shkon vetë komunitetit rom, i cili na mirëpret çdo herë me dyert dhe zemrat […]
Pjesëmarrje në TGEU European and Central Asian Trans Council 2026 – Ljubljana, Slloveni

Në datat 11–13 shtator 2026, përfaqësuesja e Ylberofilisë, Luana Myrto, mori pjesë në edicionin e 10-të të TGEU European and Central Asian Trans Council, të organizuar në Ljubljana, Slloveni, me pjesëmarrjen e rreth 200 aktivistëve trans nga Evropa dhe Azia Qendrore. Takimi u zhvillua nën temën “Transphoria: Collectively Resist and Celebrate Again and Again”, duke […]
🎒 200 VESHJE, 200 BUZËQESHJE PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR! ❤️

Në kuadër të nismës sonë për mbështetjen e fëmijëve të komunitetit rom, arritëm të siguronim 200 veshje për fëmijët, duke kontribuar që ata ta nisnin vitin e ri shkollor me më shumë dinjitet, gëzim dhe besim. Kjo nismë ishte një akt solidariteti dhe kujdesi, por edhe një kujtesë se barazia në arsim fillon me mundësi […]
🎒 NJË ÇANTË SOT, NJË E ARDHME MË E MIRË NESËR!

Miq dhe dashamirës të arsimit dhe të fëmijëve në nevojë! Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju ftojmë t’i bashkoheni nismës sonë solidarizuese për të mbështetur fëmijët e komunitetit rom, të moshës 6–13 vjeç, duke kontribuar me çanta dhe materiale shkollore. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të […]
We are a check point for information and support for LGBTQ+ refugees and anyone in need of safety and belonging.

We provide: •Legal and administrative guidance •Social and cultural gatherings •Food, clothing, showers, and hygiene support •Emotional care and community support •Training, workshops, and project development Contact us: 📧 [email protected] 🌐 www.ylberofilia.org
🦩 REVOLUCIONI I FLAMINGOVE – KUR NATYRA BËHET ZËRI I REZISTENCËS!

Një protestë përtej pankartave, një revoltë qytetare në mbrojtje të natyrës, biodiversitetit dhe së ardhmes sonë. Zonat e mbrojtura nuk janë pronë për t’u shfrytëzuar, por pasuri që duhet t’u trashëgohet brezave. Në rrugët e Tiranës, qytetarët u bashkuan në një protestë kundër shkatërrimit të zonave të mbrojtura dhe projekteve që rrezikojnë pasuritë natyrore të […]
Një hap historik: Personi i parë transgjinor në administratën publike! 🏳️⚧️

Faleminderit @agjencia_rinise që po e ktheni shpresën për punësimin e të rinjve në realitet! Punësimi i personit të parë transgjinor në administratën publike është më shumë sesa një mundësi punësimi: është një akt revolucionar, një hap historik drejt barazisë, dinjitetit dhe përfaqësimit. Sepse përfshirja nuk duhet të mbetet vetëm një premtim në letër, por duhet […]
📚 Në Ditën Ndërkombëtare të Librit,

📚 Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, një ditë e paharrueshme pranë Shtëpi-Muzeut Kadare-Agolli! Një udhëtim mes kujtesës, letërsisë dhe trashëgimisë sonë kulturore. Urojmë që në të ardhmen të kemi një muze-studio të tillë edhe për të madhin Lasgush Poradeci. Do të ishte vërtet një panteon i letërsisë shqiptare, ku historia, fjala dhe shpirti i shkrimtarëve […]
Le të jetë viti 2026 një vit i bashkëpunimit, i fuqizimit personal dhe kolektiv, i zërave që dëgjohen dhe i hapësirave ku secili ndihet i pranuar dhe i vlerësuar.

Të dashur miq, Kreativiteti, empatia dhe respekti për diversitetin janë forca që na bashkojnë dhe na shtyjnë përpara si shoqëri. Në Qendrën Ylberofila besojmë se ndryshimi pozitiv fillon aty ku ka guxim për të menduar ndryshe, për të komunikuar me ndjeshmëri dhe për të ndërtuar ura mirëkuptimi mes njerëzve. Le të jetë viti 2026 një […]
“On the eve of Christmas, young volunteers joined our initiative to bring warmth and smiles to the elderly at the Multidisciplinary Center of the Municipality of Tirana.”

Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan, në veçanti @actforsociety . Së fundmi, u urojmë shëndet dhe bekime gjysheve dhe gjyshërve të qendrës.